Vazhdojnë tensionet në komision, Thaçi – Sveçlës: S’je pronar i mikrofonit, mësohu me dëgju

Vazhdojnë  tensionet në komision, Thaçi – Sveçlës: S’je pronar i mikrofonit, mësohu me dëgju

Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në komisionin Parlamentar për gylenistët me synimin për të bërë pyetje ndaj anëtarëve prezentë.

Deputeti i VV’së, Sami Kurteshi e Xhelal Sveçla nuk po e lënë Thaçin të flasë e të bëj pyetje, raporton Periskopi.

Thaçi i tha mësohuni me dëgju dhe se a janë pyetjet relevante vendos vetë Presidenti.

‘’Na jemi duke bërë pyetje’’, tha Sveçla.

Thaçi: Nuk mund të ma mohoni të drejtën për pyetje procedurale. Nëse ju ma mohoni këtë  të drejtë,  mund të më dëboni nga komisioni sepse nuk doni të dëgjoni mendimin tim. Se a janë relevante, vendosi unë, jo ju. Duhet me dëgju njhëerë pyetjen.

Tutje ai tha ‘’E theksoj sërish qartë, respektoj themelimin e komisonit hetimor. Por duke dëgjuar opinionet këtu dhe ato të deputetit Kurteshi që konfirmoi se eksperti ndërkombëtar është mik i tij. Mësoni me duru pak me dëgju. Ju jeni udhëheqës i komisonit Xhelal, S’je pronar i mikrofonit tuaj, por është e  drejtë me dëgju./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/981226585245257/videos/315074642494977/

Shpërndaje në: