Vazhdon forma fantastike e Chelseat, triumfon me lehtësi kundër Rennesit
Chelsea ka shënuar fitore të lehtë në ‘Stamford Bridge’, duke e mundur 3:0 skuadrën e Rennes.
Sulmuesi i ardhur nga RB Leipzig gjatë verës së fundit, Timo Werner, shënoi dy gola nga penalltia.
Gjermani shënoi në minutat 10’ dhe 41’.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Tammy Abraham, kur shënoi në minutën e 50’.
Me këtë fitore, Chelsea numëron 7 pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin E.



