Vazhdon mallkimi i Klopit, Anglia i dëmton një tjetër mbrojtës

Vazhdon mallkimi i Klopit, Anglia i dëmton një tjetër mbrojtës

Duket sikur skuadrës së Jurgen Kloppit, Liverpoolit nuk po I ndahen ‘mallkimet’, kjo pasi tashmë klubi ka edhe një lojtar tjetër të lënduar, bëhet fjalë për Joe Gomez, transmeton Periskopi.

Qendërmbrojtësi pësoi dëmtimin gjatë një seance stërvitore me ekipin kombëtar të Anglisë ditën e djeshme.

Operacioni është kryer sot në Londër dhe sipas njoftimit të Liverpoolit gjithçka ka përfunduar me sukses.

Por, pavarësisht kësaj, Liverpooli pritet të vuaj shumë në ndeshjet në vijim ngase aktualisht ka vetëm një qendërmbrojtës në dispozicion, Joel Matip.

Shpërndaje në: