Vazhdon trendi shqetësues i rasteve të reja: Publikohet raporti i fundit i Pandemisë

Vazhdon trendi shqetësues i rasteve të reja: Publikohet raporti i fundit i Pandemisë

Populli i Kosovës ka vuajtur shumë nga pandemia gjatë muajve gusht dhe shtator, por edhe më herët. Dhe, si duket kjo vuajtje mund të vazhdojë me një trend të ri negativ që tashmë ka filluar.

Kjo nënkuptohet nga numri i fundit i rasteve të reja, që edhe pse më i vogël se dje, mbetet shqetësues për përhapjen e infeksioneve.

42!

Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Ndërkohë që numri i të shëruarve ka vazhduar që të jetë i ulët, vetëm tetë, çka e rrit numrin e rasteve aktive dhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve.

Periskopi lut lexuesit që të festojnë me përgjegjësi duke respektuar të gjitha masat e pandemisë.

Të dhënat:

31 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529).

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 453.

Shpërndaje në: