Vazhdon xhiroja e 11’të e Superligës: Këto janë dy super përballjet që na presin sot
Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot me dy super përballjet.
Në Gjilan, “kuqebardhët” do t’i bëjnë konak skuadrës së Llapit. Dy skuadrat kërkojnë fitore pasi në ndeshjet e fundit nuk kanë pasur rezultate të mira. Vetëm fitorja i mbanë në lojë skuadrat për objektivat e tyre.
Duelin e parë të luajtur në Podujevë e kishte fituar skuadra e Gjilanit me rezultat minimal 0-1.
Kurse, nxehtë pritet të jetë edhe në Drenas ku Feronikeli do ta pres skuadrën lidere, Ballkanin. Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave i zhvilluar në Suharekë kishte përfunduar me fitore të Ballkanin me rezultat ngushtë 3-2.
Dy takimet fillojnë nga ora 13:30.



