Vdes personi i tretë në Japoni, dyshohet se mori vaksinën Moderna që ishte e kontaminuar

Vdes personi i tretë në Japoni, dyshohet se mori vaksinën Moderna që ishte e kontaminuar

Një burrë 49 vjeçar ka vdekur pasiqë mori dozën e dyte të vaksinës Moderna që dyshohet se ka qenë e kontaminuar, ndërsa autoritet thotë se ende mbeten të paqarta shkaqet, shkruan The Guardian.
Ai mori dozën e dytë më 11 gusht të vaksinës dhe vdiq të nesërmen.

I vetmi shqetësim shëndetësor që ai kishte, ishte alergjia në hikërr, tha ministria e shendetësisë të hënën. Ashtu sikurse edhe në dy rastet e vdekjes së mëparshme, ministrja tha se ende nuk mund të përcaktojë se cili është shkaku kryesor i vdekjes I lidhur me vaksinën, transmeton Periskopi.

Vaksina ka ardhur nga grupi i vaksinave për të cilat dyshohet të kenë qenë të kontaminuara.

Në fillim të muajit të kaluar, dy burra në të 30 -at e pa sëmundje të tjera shoqëruse, vdiqën brenda pak ditësh nga marrja e dozës së dytë të vaksinës Moderna.

Shpërndaje në: