Vëllai i të ndjerit Belul Beqaj letër ministrit Çeku: Asnjë ngushëllim për vdekjen e tij

Vëllai i të ndjerit Belul Beqaj letër ministrit Çeku: Asnjë ngushëllim për vdekjen e tij

Vëllau i profesorit që vdiq ditë më parë, Belul Beqajt, i ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës e Sportit, Hajrullah Çeku.

Ai aty ka përmendu faktin që Çeku nuk ka shprehur asnjë ngushëllim e as nderim për vdekjen e vëllaut të tij.

Postimi i Gazmend Beqaj:

Letër e hapur Z.Hajrulla Çeku-t Ministër I Kulturës Rinisë dhe Sportit

Pozita nuk e bën njeriun më të mençur… Pozita e sfidon mënçurinë e tij …

Në vija të trasha gjithë njerëzit janë njëlloj. Të gjithë kanë zemër por jo secila zemër rrah për të njejtin qëllim. Të gjithë marrin frymë por jo të gjithë frymojnë për të njejtat ideale …

Vetëm në finesa njerëzit dallojnë dhe në këto finesa ju Z. Ministër keni ra…

Asnjë germë…asnjë fjalë ngushëllim ..asgjë në nderim dhe kujtimi të bashkëqytetarit tend…

Prizreni sado provincë, prizrenasit sado njerëz të thjeshtë e të vegjël kanë zemrën e madhe dhe kujtesën e mirë …

Ndoshta edhe mund ta kem gabim ndoshta edhe mund të jam subjektiv por besoj e kam gjithë të drejtën njerëzore që si dikushi që ka besuar në vlerat dhe idealet që përfaqësoni të shpreh zhgënjimin tim me Ju dhe të ngajshmëve me Ju!

Shpërndaje në: