Vendim historik, parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Vendim historik, parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Parlamenti finlandez ka aprovuar vendimin për të aplikuar në NATO.

188 vota nga deputetët u dhanë pro aplikimit dhe tetë ishin kundër dhe tre kanë abstenuar.

Aprovimi nga Parlamenti do të thotë se presidenti dhe qeveria tanimë mund të ndërmarrin hapat për të kryer procesin e aplikimit zyrtar, ndoshta të martën.

Të dielën, presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin njoftuan se Finlanda do të kërkojë të bashkohet me Aleancën. Çështja u zhvendos më pas në Parlament për një debat të gjatë që filloi të hënën dhe që pasoi me një votim.

Në total, 212 fjalime u mbajtën në Parlament gjatë seancës plenare që zgjati për 14 orë.

Këtë votim e quajti historik ish-kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, i cili edhe e bëri të ditur këtë lajm në Twitter.

Shpërndaje në: