Vendim: Ndalohet eksporti i miellit, drithërave, vajit, sheqerit dhe kripës

Vendim: Ndalohet eksporti i miellit, drithërave, vajit, sheqerit dhe kripës

Qeveria e Kosovës, ka votuar propozim vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agro ushqimore.

Ministrja Rozeta Hajdari ka prezantuar para kabinetit qeveritar propozim-vendimin i cili edhe është miratuar.

“Sado i vogël të jetë eksporti dhe rieskporti mund të rrezikojë furnizimin e Kosovës në të ardhmen. Pas diskutimeve edhe me Doganën e Kosovës, kemi marrë vendim që për të lehtësuar gjendjen të bëjmë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agroushqimore”, tha ministrja.

Vendimi i propozuar ndalon eksportin e drithërave, miellit, vajit ushqimor, sheqerit dhe kripës.

Pas hedhjes në votim nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim dhe ky vendim është miratuar.

Shpërndaje në: