Vesel Demaku, një yll në ngritje në botën e futbollit

Vesel Demaku, një yll në ngritje në botën e futbollit

26 shtatori 1998, për familjen Demaku nga Abria e Epërme, ishte një ditë sa e rëndë po aq krenare. Atë ditë, familja do të mësonte se babai i Blerimit, Veseli i Vjetër, pjesëtar i UCK-së, kishte rënë duke luftuar në vendin e quajtur ‘Te Lugu i Shpëtimit” në Abri. Dy vite më vonë, më 5 shkurt 2000, në familjen Demaku vjen një emocion i madh: Vesel Demaku i Riu…

16195784_10210607976389196_6179601109376752210_n

Në moshën 6 vjecare Veseli nis të luajë për FC Altenmarkt, një fshat rreth 50 km larg Vjenës. Prej aty, ai kalon në Akademinë e Rapidit të Vjenës ku do të qëndrojë deri në vitin 2009.

fg kdjfkdfjkdjfdfdk

Për shkak të kostos financiare dhe udhëtimit të largët, Veseli kalon te Akademia e futbollit ‘Admira Wacker”. Aty qëndron nga viti 2010 deri më 2012.

Në vitin 2013, për Veselin, shfaqin interesim disa Akademi të futbollit. Megjithatë, ai vendos të kthehet te FC Rapid. Aty luajti për U13 dhe U14. Si lojtar i Rapidit në turnire ndërkombëtare, shpallet disa herë lojtari më i mirë.

Në moshën 14 vjecare, si kapiten i Republikës së Vjenës, Veseli zë vendin e parë kundër kapitenëve të Republikave tjera te Austrisë dhe aty fillojnë ofertat e para nga Akademi të ndryshme futbolli…

Por, Veseli vendos të nënshkruajë kontratë dhe ta vazhdojë karrierën në Akademinë e Red Bull Salzburg.

d

8 dkdfkjdfj e-para skdjskjdjs t6 y

Edhe disa suksese tjera të Veselit:

Federata e Futbollit Austriak, zgjedh pesë lojtarët më të mirë të gjeneratës dhe financon 5 prej tyre, si talent premtues. Në mesin e tyre është edhe Vesel Demaku.

Gazeta më prestigjioze për sport në Austri, ka zgjedhur lojtarët më premtues, prej moshës 16 deri në 24 vjecar. Vesel Demaku është numër 21 në këtë listë prej 50 talentësh.

Linku i gazetes: http://www.laola1.at/de/red/fussball/oefb-nationalteam/talente-ranking/das-grosse-oefb-talente-ranking—plaetze-30-21/

Nga viti 2015 luan edhe për kombëtaren austriake, me të cilën, deri tani ka luajtur mbi 20 lojë në kuadër të U16 dhe U17.

Veseli aktualisht është lojtar i Red Bull Salzburg. Ai ka kontratë nga viti 2014 deri në verën e vitit 2017. Se ku do të jetë Veseli pas kësaj vere, mbetet ta shohim…/Periskopi/

 

Shpërndaje në: