Veseli fton në takim urgjent Thaçin dhe Haradinajn për taksën dhe dialogun

Veseli fton në takim urgjent Thaçin dhe Haradinajn për taksën dhe dialogun

Kreu i Kuvendit,  Kadri Veseli  ka ftuar në një takim të përbashkët presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëkryeministrin, Fatmir Limajn për të diskuar rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Periskopi mëson nga burimet e veta se takimi do të mbahet në orën 12:00 dhe se pritet të diskutohet për taksën dhe dialogun me Serbinë.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës para tre muajve ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

SHBA dhe BE vazhdimisht po bëjnë presion mbi institucionet e Kosovës që ta pezullojnë vendimin për taksën.

Haradinaj nuk po lëkundet nga qëndrimi i tij, ndërkohë  Thaçi e Veseli thonë se duhet të pezullohet taksa për 120 ditë./Periskopi/

 

 

 

 

Shpërndaje në: