Veseli viziton nënën e heroit Afrim Zhitia

Veseli viziton nënën e heroit Afrim Zhitia

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sot për vizitë tek nëna e heroit të Kosovës, Afrim Zhitia.

Veseli, që në këtë vizitë ishte me bashkëshorten e tij, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se nënat shqiptare nuk janë trembur asnjëherë dhe kurrë s’kanë kursyer asgjë për kombin.

“Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me Violetën ishim për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia.

Nëna Qamile humbi birin e saj në 1989 në luftë kundër forcave serbe, ndërsa para pak ditësh ajo humbi edhe bashkëshortin, por pavarësisht kësaj ajo mbanë qëndrim prej heroine.

Nënat shqiptare asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi.

Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë.

Shpërndaje në: