Vetëm 2 % e naftës që hynë në Kosovë kontrollohet

Vetëm 2 % e naftës që hynë në Kosovë kontrollohet

 

Gjatë mandatit të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, është kontrolluar vetëm 2 për qind e sasisë së naftës që ka hyrë në Kosovë. Pak më mirë ka qenë në kohën e ministres Kusari-Lila, ku sasia e kontrolluar ka qenë 5 për qind.

Kështu thotë në një intervistë për Gazetën Fjala, kreu i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, duke e quajtur dështim total aftësinë e shtetit që të vëndos kontroll mbi sektorin e naftës në Kosovë.

“Ky është një dështim i shtetit. Gjatë importit vetëm janë lexuar letrat dhe janë lëshuar certifikatat pa kontrollin e cilësisë”, alarmon Berjani.

 

Shpërndaje në: