Vetingu shkarkon gjyqtaren e “Tik Tokut”, pezullon për 15 vite ish prokuroren e Shkodrës

Vetingu shkarkon gjyqtaren e “Tik Tokut”, pezullon për 15 vite ish prokuroren e Shkodrës

Dy vendime u dhanë sot nga trupat gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndalimin e emërimit të ish prokurores së Shkodrës Esmeralda Ndoci për një periudhë 15 vjeçare.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, Xhensila Pine anëtare dhe Brunilda Bekteshi relatore e çështjes.

KPK vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani.  Vendimi u dha nga trupi gjykues i KPK me kryesuese Genta Tafa Bungo.

Gjyqtarja Kapedani u bë e njohur dhe me videot selfie në rrjetin social Tik Tok ku tregoheshin pamje e muzikë me fjalor jo etik për figurën e magjistratit.

Gjyqtarja u vlerësua në tre kritere në atë të pasurisë, integritetit dhe anës profesionale.

 

 

Shpërndaje në: