Vetura godet një këmbësore në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Vetura godet një këmbësore në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës së rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se të lënduarës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 08:30,  është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë”, bëri të ditur Borovci.

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”.

Tutje, tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Shpërndaje në: