Vetura hyn në mes të sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë, godet vajzën 6-vjeçare

Periskopi.com Lajme

Një prind nga Prishtina ka rrëfyer se si sot vajza e tij 6-vjeçare është goditur nga një veturë midis sheshit “Nëna Tereza”, ku është e ndaluar lëvizja e makinave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se një vozitës me veturë të tipit BMW pasi e goditi vajzën e tij, iku nga vendi i ngjarjes dhe siç thotë ai ende nuk është arrestuar nga policia.

Ai thotë se vajza ka pësuar gërvishtje dhe ndrydhje, ndërsa emocionalisht është e shqetësuar.

Postimi i tij:

Sot ne mengjes, nje te diele te qete vikendi dola per te pire kafen e mengjesit ne sheshin e Prishtines me bashkeshorten dhe 2 femijet e mi (vajza Aria gjashte vjece dhe djali Arktiku shtate vjec).

Femijet me vete kishin edhe bicikletat e tyre, nje qytetar i kohes se paleolitit(egersire) rreth ores 09:40 hyn me nje veture BMW sheshit te Prishtines nga Hotel Swiss Diamond dhe del tek rruga e kafiterise Zanzi Bar meqe rast e godet vajzen time ne sheshin “Nena Tereze” dhe me nje shpejtesi te madhe ik nga vendi i ngjarjes.

Te gjithe ne mbetem te shokuar nga kjo ngjarje bizare. Cfare njeriu duhet te jesh te hysh ne shesh, te godasesh nje femije 6 vjec dhe aq me pak te ikesh nga vendi i ngjarjes.
Ekipet e Emergjences dhe Policise dolen ne vendin e ngjarjes. Vajza ka pesuar gervishtje dhe ndrydhje, ndersa emocionalisht eshte e shqetesuar.

Falenderoj qytetaret e pranishem per solidaritetin dhe ndihmen e ofruar, gjithashtu falenderim i vecant edhe per ekipin e emergjences.

PS. Ora tani eshte 17:44 ndersa dhunuesi, egersia, paleoliti as qe eshte interesuar te beje nje telefonate dhe te pyes per gjendjen e vajzes dhe gjendet ende ne arrati!