Vetura përplas tre këmbësorë në Tiranë

Vetura përplas tre këmbësorë në Tiranë

Një aksident me pasojë 3 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi te “Kodra e Diellit”.

Sipas policisë, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë lënduar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./a2news/

 

Shpërndaje në: