Victoria shkëlqen gjatë një mbrëmje romantike me David

Periskopi.com Showbiz

Victoria dukej glamuroze në mbrëmjen jashtë me David, para se futbollisti të shfaqet i veshur me pizhame.

Victoria Beckham ndau një pamje seksi para mbrëmjes me burrin David përpara se ai të zhvishej me pizhame këtë mbrëmje, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Ylli 47-vjeçar dukej e bujshme ndërsa u dha fansave një pamje të mbrëmjes së tyre në Instagram.

Në InstaStoryt e saj, nëna e katër fëmijëve pozoi për një selfie ndërsa reklamonte produktet e grimit nga marka e saj.

Ajo ishte e veshur për valën e nxehtësisë që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj, me flokët e saj ngjyrë kafe të lidhura lart.

Victoria tregoi super në kostumin që zgjodhi ta vishte, ndërsa vendosi një emoji zemër tek pjesa e gjoksit, për të mbuluar modestinë e saj.

Në mbishkrim, ajo la fjalët: “Gati për mbrëmjen e sonte!”, teksa reklamoi edhe buzëkuqin e markës së saj.

Më vonë gjatë natës, Davidi postoi një video të tij topless me vetëm një palë pizhame të bardha veshur poshtë.

Çifti u kurorëzuan më 1999 dhe kanë katër fëmijë: 22-vjeçarin Brooklyn, 18-vjeçarin Romeo, 16-vjeçarin Cruz dhe nëntë vjeçaren Harper.

 

Shpërndaje në: