Video brutale që tregon se çka do të ndodhte nëse Valverde nuk do të ndërhynte në Moratan ka shkuar viral

Video brutale që tregon se çka do të ndodhte nëse Valverde nuk do të ndërhynte në Moratan ka shkuar viral

Federico Valverde u shëndrrua në hero të Real Madridit në finalen e Super Kupës së Spanjës kundër Atletico Madridit, të dielën.

Ndërhyrja e uruguaianit në Alvaro Moratan në minutat e fundit të kohës shtesë, me të cilën ai e sakrifikoi veten për t’u siguruar që sulmuesi i Atletit të mos shënonte, ishte një moment që do të mbahet mend nga historia e klubit, transmeton Periskopi.

Morata u ndal gjatë rrugëtimit, ndeshja shkoi në penallti ku triumfoi Reali.


Nëse Valverde nuk do të ndërhynte në Moratan

Janë publikuar pamje të Moratas gjatë kohës së tij te Chelsea, të cilat sugjerojnë se ndoshta Valverde nuk është dashur fare të ndërhynte në të.

Spanjolli kishte humbur një rast 1 kundër 1 në “Emirates”, në janar të vitit 2018.

Dhe kjo huqje është ripublikuar në Tëitter me titullin: “Nëse Valverde nuk do të ndërhynte në Moratan.”

Kaq brutale, por gjithashtu shumë qesharake. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: