Video e fansave të Liverpoolit duke festuar rreth e qark botës pas triumfit në CL nuk duhet humbur

Video e fansave të Liverpoolit duke festuar rreth e qark botës pas triumfit në CL nuk duhet humbur

Kanë kaluar gati tri javë që prej kur Liverpooli fitoi Champions Leaguen.

Mirëpo, fansat ende janë po aq të ngazëllyer si natën e parë, transmeton Periskopi.

Vetëm shikoni postimet e tyre në rrjetet sociale dhe mund ta shihni se shumica janë ende duke festuar.

Ajo që është më ngazëllyese për fansat është se ky grup aktual i lojtarëve është i aftë të bëjë edhe më shumë nën urdhërat e Jurgen Kloppit.

Tottenham Hotspur v Liverpool - UEFA Champions League Final

“Të Kuqtë” kanë përkrahje masive anë e kënd botës, derisa qysh moti e kanë stabilizuar veten si një prej forcave dominuese në Evropë.

Nëse ju duhet dëshmia për ta parë se sa shumë përkrahet Liverpoolit nëpër botë, është postuar një video sot ku shihet festa nga 36 lokacione të ndryshme rreth botës pas triumfit në CL.

Nga Bandung (Indonesi) te Saporo (Japoni), Stamboll (Turqi) te Kairo (Egjipt) dhe Atlanta (SHBA) te Mumbai (Indi), fansat e Liverpoolit nga secili kontinent po çmendeshin. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: