Videoja duke masturbuar i shkon viral, kapiteni i Rusisë përjashtohet nga ekipi kombëtar
Kapiteni i Rusisë, Artem Dzyuba është përjashtuar nga ekipi kombëtar, kjo pasi një video e tij duke masturbuar ka bërë xhiron nëpër rrjete sociale, transmeton Periskopi.
Videoja në fjalë bëri xhiron e mediave sociale të shtunën në mbrëmje dhe personi besohet të jetë Dzyuba, megjithëse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Trajneri i ekipit kombëtar, Stanislav Cherchesov ka konfirmuar se sulmuesi do të mungojë për tre ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Moldavisë, Turqisë dhe Serbisë.
Sulmuesi i Zenit Saint Petersburg u bë një hero kombëtar pas tre golave në Kupën e Botës 2018, i cili e dërgoi Rusinë në çerekfinale.
Vlenë të theksohet se sulmuesi nuk ende nuk ka dhënë komente për videon dhe do të zëvendësohet në skuadër nga Fedor Smolov. /Periskopi



