Vie reagimi i Suedisë pas akuzave të Erdogan

Vie reagimi i Suedisë pas akuzave të Erdogan

“Suedia sigurisht se nuk është duke i financuar ose duke i armatosur organizatat terroriste”, ka thënë kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve të Turqisë se shteti skandinav ka mirëpritur grupet terroriste, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Ne nuk i dërgojmë të holla organizatave terroriste dhe as armë, sigurisht”, tha ajo në një konferencë për media.

Deklaratat e saj erdhën teksa delegacionet finlandeze dhe suedeze filluan bisedimet me Ankaranë, për të cilat Andersson tha se do të prodhojnë mundësi për t’i qartësuar ato që ajo i quajti “konfuzione” që po qarkullojnë rreth mbështetjes së Suedisë ndaj grupeve të caktuara.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe ka insistuar se ai nuk do t’i aprovojë kërkesat e tyre.

Të hënën, Turqia publikoi një listë prej pesë kërkesave për Suedinë, duke përfshirë thirrjet për t’i dhënë fund furnizimeve me armë të grupëve të kurdëve në Siri. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: