Vikend i rëndë: Një grua rrahu burrin, pesë burra gratë, një dajë mbesën, një djalë nënën

Vikend i rëndë: Një grua rrahu burrin, pesë burra gratë, një dajë mbesën, një djalë nënën

Në dy raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës del se ishin tetë raste të raportuara të dhunës në familje.

Nga këto tetë raste, pesë herë ndodhi që burrat të rrahnin gratë e tyre – në dy prej tyre i rrahën edhe fëmijët – në një rast gruaja rrahu burrin e saj, në një tjetër daja kanosi mbesën e tij, dhe në të fundit djali rrahu nënën e tij, përcjell Periskopi.

Rasti më i rëndë ka ndodhur në Vushtrri kur pas një mos-marrëveshjeje një burrë ka rrahur jo vetëm gruan por edhe fëmijët, dhe për më tepër i janë gjetur edhe 21 fishekë dhe një armë zjarri në shtëpi.

Në një tjetër, një burrë nga Llapi ka lajmëruar gruan se ka ushtruar dhunë fizike vazhdimisht ndaj tij. Ai po ashtu ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia.

Në Prizren kemi pasur një kanosje të një gruaje nga i daja i saj.

Raportet e shkëputura:

Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është rrahur nga burri i saj. Prishtinë.

Një burrë ka raportuar se është rrahur vazhdimisht nga gruaja e tij dhe se e njëjta tani është larguar nga shtëpia. Podujevë.

Një grua raporton se pas një mosmarrëveshjeje ishte dhunuar nga burri i saj. Gllogoc

Një grua raporton se me fëmijët e saj është rrahur nga burri. Këtij të fundit i është gjetur një armë zjarri dhe 21 fishekë. Vushtrri.

NJë grua ka raportuar se është rrahur nga burri i saj në vazhdimësi. Prishtinë.

Një grua ka raportuar se është kanosur nga daja i saj. Prizren

Një grua ka raportuar se me fëmijët e saj rrahet nga burri pas një mosmarrëveshjeje. Pejë.

Një grua ka raportuar se rrahet nga djali i saj në vazhdimësi. Malishevë.

Shpërndaje në: