Vitia prezanton masat e reja, thotë se mund të ndryshohen brenda këtyre dy javëve

Vitia prezanton masat e reja, thotë se mund të ndryshohen brenda këtyre dy javëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar të gjitha masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.

Vitia përmes një konference për media tha se këto masa mund të ndryshojnë edhe gjatë kohës sa janë në fuqi, varësisht nga situata në terren.

“Pas shumë diskutimeve është vendosur të vazhdojnë edhe dy javë të tjera, një pjesë do të shtohen ashtu siç kemi paralajmëruar në vendim. Aktiviteti mësimor në isntitucionet e arsimit parauniversitar pezullohet deri më 26 shtator, vlen edhe për arsimin unviersitar publik dhe privat”, tha Vitia.

Tutje ai tha se nuk do të hiqet ora policore dhe se kufizimi i qytetarëve do të vazhdojë nga ora 22 deri në ora 5.

“Studentët për regjistrim në konvikt duhet të paraqesin testin ose kartelën e vaksinës. Institucionet publike dhe private deri më 26 shtator obligohen që në punë të paraqitet vetëm stafi esencial. Kufizimi i qytetarëve vazhdon nga ora 22 deri në ora 05. Biblotekat lejohet të punëojnë duke shfrytëzuar 30 përqind të hapsirës”, shtoi Vitia.

Ai tha se të gjitha këto masa mund të ndryshohen varësisht nga situata në terren, edhe gjatë periudhës sa janë në fuqi, mund të lirohen apo të forcohen.

Shpërndaje në: