Vjosa Osmani me iniciativë për shkarkimin e zyrtarëve të Srpskas nga Qeveria

Periskopi.com Lajme

Qëndrimet publike të Listës Serbe në të cilat bëhet thirrje që serbët e Kosovës të respektojnë vendimet e qeverisë së Serbisë dhe të Vuçiqit kanë nxitur reagimin e ashpër të kryekuvendares Vjosa Osmani.

Ajo tashmë ka filluar një iniciativë për të hartuar një deklaratë/Rezolutë në të cilën do t’i kërkojë qeverisë së Kosovë që të largojë nga qeveria ata që i bashkohen Vuçiqit në luftën politike dhe dimplomatike kundër Kosovës.

Osmani ka kërkuar që kët iniciativë t’ia përkrahin të gjithë partitë politike në vend.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike të më bashkohen në hartimin e një deklarim/rezolute ne të cilën ne i kërkojmë qeverisë të përjashtojë nga ekzekutivi të gjithë anëtarët të cilët i bashkohen Vuçiqit në luftën politike dhe diplomatike kundër vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Sipas saj, edhe nëse Qeveria Hoti hesht përballë qëndrimeve të tilla të Srpskas, Kuvendi nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë.

Osmani thotë se qëndrimet e Srpskas janë kundër shtetit të Kosovës, ia kujton Hotit që i ka partner

Osmani në një reagimin e saj ka thënë se edhe nëse lihen anash masat për COVID-19, një thirrje e tillë e Listës Serbe për mbështetjen e pozicioneve të Serbisë politikisht e diplomatikisht është një thirrje kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

“Me fjalët e tyre, ata do “mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë” ”, ka shkruar Osmani tutje.

Shpërndaje në: