Vjosa Osmani ministre e Punëve të Jashtme? Ja çka thotë Isa Mustafa

 Vjosa Osmani ministre e Punëve të Jashtme? Ja çka thotë Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në emisionin “Argument Plus”, ka folur rreth diskutimeve që kanë qarkulluar se Vjosa Osmani mund të marrë postin si Ministre e Punëve të Jashtme, përcjell Periskopi.

Mustafa tha se aktualisht deri në ceritifikim nga ana e KQZ, Osmani është kandidate për kryeministre.

Ai tha se nuk mund të themi që i kemi dhënë një ministi të tillë  Osmanit për shkak se sipas Mustafës nuk janë ndarë ministritë.

Mustafa theksoi se mbetet të shihet se çfarë pozite do të ketë Osmani.

“Vjosa Osmani akoma është kandidate për kryeministre deri sa të certifikohen zgjedhjet, ne nuk diskutojmë për asni pozitë tjetër. Sa i përket ministrive ne nuk kemi diskutu për ndarje të ministrive, ne nuk mund të themi Osmani minister e kësaj ministrie përderisa nuk kemi bërë ndarjen e tyre.  Unë nuk mund të ja ndajë pozitën duhet të bisedojmë  me partinë me të, në cfarë pozite është mbetet të shihet”, tha Osmani.

 

Shpërndaje në: