Vjosa Osmani për ftesën e Listës “Guxo” dhe Alternativës: Tek e fundit, si e para vendit, unë vendosi kë ta ftoj

Vjosa Osmani për ftesën e Listës “Guxo” dhe Alternativës: Tek e fundit, si e para vendit, unë vendosi kë ta ftoj

Presidentja Vjosa Osmani iu është kundërpërgjigjur partive opozitare lidhur me ftesat e subjekteve politike në takimin konsultativ që mbajtën me të.

Osmani, në një konferencë për medie pas takimit, ka thënë se ka ftuar të gjitha subjektet politike parlamentare, shkruan Gazeta Express.

“Përveç këtyre e kam ftuar edhe z. Pacolli, i cili është vetëm një deputet, përveç kësaj janë ftuar të gjitha partitë e përfaqësuara nga pakica. Tek e fundit, si e para vendit,  unë vendosi se kë ta ftoj në takimin me mua”, deklaroi ajo.

Reagimi i saj vjen pas deklarimeve të partive opozitare pas përfundimit të takimit konsultativ me presidenten, të cilët e konsideruan të papranueshme ftesën e subjekteve politike që nuk janë pjesë e garës zgjedhore lokale.

“Në fillim shprehëm rezervat tona për pjesëmarrjen e dy partive të pacertifikuara në këtë takim”, deklaroi ndër të tjera Abdixhiku.

“Ato [Lista Guxo, Alternativa] e patën fjalën, ne t’iu them të drejtën e shprehëm habinë për prezencën e tyre sepse Lista Guxo dhe Alternativa nuk janë parti politike të certifikuara për këtë proces zgjedhor e as për procesin e vitit 2017, bile Lista Guxo nuk figuron as në regjistrin e partive politike fare. Ka qenë në autoritetin e presidentes, ajo ka vendosur t’i ftojë, nuk mund t’i komentojë raportet e tyre personale”, është shprehur Krasniqi.

Shpërndaje në: