Vlora Çitaku kritikon Kurtin: Nuk reduktohet një projekt strategjik amerikan në ‘gypa’

Vlora Çitaku kritikon Kurtin: Nuk reduktohet një projekt strategjik amerikan në ‘gypa’

Tërheqja e Qeverisë së Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA’së (MCC) është kritikuar nga nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku. Ajo ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, përveç tjerash edhe për diskursin e përdorur nga kryeministri Albin Kurti lidhur me këtë çështje.

“Nuk do të doja asnjëherë që qeveria e Republikës së Kosovës dhe Uashingtoni zyrtar të kenë raporte të ftohta’, tha Çitaku.

“Unë do të doja që kryeministri i Kosovës në vend se të polemizojë publikisht me SHBA’të, unë do të doja që kryeministri të kërkonte nga SHBA’të drejtpërdrejt një dialog, të kërkojë emërimin e një të dërguari të posaçëm për këtë proces, të mbështes politikat strategjike amerikane”, theksoi ajo në emisionin DPT te Fidani.

“Mua më ka ardhur keq kur kam dëgjuar jo vetëm për vendimin për gazpërçuesin por edhe për diskursin që është përdorur rreth këtij projekti. Nuk reduktohen projektet strategjike të atij niveli në fjali si ‘gypa’. Këto janë projekte shumë më të mëdha, shumë të rëndësishme dhe unë kisha pas dëshirë që qeveria e Kosovës të jetë më pozitive, më e hapur dhe të bashkëpunojë më ngushtë me Uashingtonin zyrtar”, shtoi ajo.

Shpërndaje në: