Vlora Çitaku për vdekjen e senatorit Bob Dole: Ishte zëri ynë në SHBA

Vlora Çitaku për vdekjen e senatorit Bob Dole: Ishte zëri ynë në SHBA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së mikut të Kosovës, senatorit Bob Dole.

Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se senatori Dole ishte zëri i kosovarëve në SHBA.

Sipas saj, liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e tij.

Shkrimi i saj i plotë:

Me dhimbje pranova lajmin se miku ynë i çmuar, Senatori Bob Dole ka ndërruar jetë.

Në ditët tona më të rënda si komb, Senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA.

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e Senatorit Dole.

Pusho në paqe Senator. Kemi me të kujtu përjetë.

Shpërndaje në: