Von der Leyen pyet për Dua Lipën, Osmani i fton atë, Michelin e Macronin në Sunny Hill

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ftuar shefin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Kjo ftesë u bë gjersa liderët po realizonin fotografi teksa po marrin pjesë në Samitin e BE-së.

Në videon e postuar nga e para e shtetit të Kosovës, Von der Leyen dëgjohet teksa e pyet Osmanin për Duan.

“Si është Dua?”, thotë Ursula von der Leyen, teksa Vjosa Osmani ia ktheu: “Ajo është mirë”, duke ftuar më pas të gjithë në festivalin e madh që do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht, njofton Klankosova.tv.