Voton kryeministri Kurti: Qytetarët sot vendosin kush do të vendos

Voton kryeministri Kurti: Qytetarët sot vendosin kush do të vendos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Ai ka votuar në Fakultetin Juridik në kryeqytet, njofton Periskopi.

Në deklarimin e tij ai i ka inkurajuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot.

“Si qytetarë i Republikës dhe si banorë I kryeqytetit porsa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira dhe demokratike. Qytetarët anëembanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush do të vendosë. I inkuraroj të gjithë qytetarët pa dallim që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot. Si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj ngushtë  me fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët në të gjitha komunat ku ata jetojnë banojnë e punojnë”./Periskopi/

Shpërndaje në: