Votuesja e parë në Fakultet të Edukimit: Gjithçka ishte në rregull

Votuesja e parë në Fakultet të Edukimit: Gjithçka ishte në rregull

Rina Ajeti është votuesja e parë në qendrën 1912e në Fakultetin e Edukimit. Ajo ka thënë për KosovaPress që obligimin e saj qytetar për votim ka vendosur ta kryejë herët.

Ajeti: Votoj që tri vite

“Kam ardhur për të votuar herët për arsye te mija, thash të kryej më herët ketë obligim. Gjithçka ka qenë në rregull dhe në kohë. Votoj që tri vjet”, ka thënë ajo.

Qendra e votimit me numër 1912e, e cila është zhvendosur nga qendra 1 tetori, ka hapur dyert për votim. Në këtë qendër janë pesë vendvotime dhe kanë të drejte vote 4 mijë e 293 qytetarë.

Menaxherja e qendrës Vlora Ahmeti ka konfirmuar se janë te pajisur me te gjithë materialin e nevojshëm por e njëjta nuk është prononcuar për media, meqë sic ka thënë ajo nuk janë te autorizuar.

Të gjithë votuesit të cilët kanë votuar në sallën 1 Tetori, në këto zgjedhje do të votojnë në këtë qendër që ndodhet në Fakultetin e Edukimit, meqë 1 Tetori shfrytëzohet për vaksinim.

Ndërsa të drejtë vote në gjithë Kosovën kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote prej tyre 41 mijë e 12 votues të rinj

Këto janë zgjedhjet e shtata komunale që nga paslufta në Kosovë.

Shpërndaje në: