Vrasja që tronditi mbrëmë Gjilanin, pse dhe si ndodhi?

Vrasja që tronditi mbrëmë Gjilanin, pse dhe si ndodhi?

Bakush Veseli, personi i cili mbeti i vrarë sot në qendër të Gjilanit. Shkak për vrasjen e tij po dyshohet se është cështja pronësore, mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Gjilani u trondit të dielën mbrëma nga një vrasje që ndodhi në një nga kafiteritë tek parku i këtij qyteti.

Një person i moshës 50-vjeçare, Bakush Veseli nga Bujanoci u vra në sitilin mafioz sikur në filma. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:45 të mbrëmjes.

Ndërsa ai po pinte kafe në një nga lokalet e qytetit, dy persona hynë brenda dhe e vranë me armë zjarri.

Dy personat e dyshuar më pas u larguan nga vendi i ngjarjes, dhe deri tani policia nuk ka arritur t’i arrestojë, ndërsa nuk dihet identiteti i tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi për media vrasjen e qytetarit nga Bujanoci dhe tregoi se si ndodhi vrasja e rëndë.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve”, tha Hashani.

Shpërndaje në: