Vrasjet e grave në Kosovë, Memli Krasniqi kërkon nga Qeveria ta formoj një TASK-FORCË

Vrasjet e grave në Kosovë, Memli Krasniqi kërkon nga Qeveria ta formoj një TASK-FORCË

Kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë, që dyshohet se u krye nga burri i saj, shkruan Periskopi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të krijohet një Task-Forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

“Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë. Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet”, ka shkruar ai dnër të tjera.

Reagimi i plotë:

Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje.
Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti.
Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë. Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet
Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë.
Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë!

Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e gruas në Pejë nga bashkëshorti i saj

 

Shpërndaje në: