Vrasjet e grave, PSD vendos një plumb para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës

Vrasjet e grave, PSD vendos një plumb para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, në ditën kur një grua u vra në Pejë, ndërsa dorasi dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Kryetarja e Këshillit Drejtues, Donjeta Demolli gjatë aksionit simbolik tha se përderisa kjo qeveri dhe presidenca po defilojnë nëpër samite të paqes e duke i treguar çka është paqja, gratë në Kosovë po bëjnë një jete paralele, duke u përballur me plumba.

Ajo tha tutje se kjo është treguesi më i qartë se performancat dhe simbolikat e qeverisë e presidencës nuk janë duke ia ndryshuar grave jetën.

“Gratë janë vra me të madhe në vitet e ‘60-ta e gratë po vriten edhe në vitin 2024…”, tha tutje ajo, gjersa shtoi se kjo qeveri nuk e ka gajle për viktimizimin e grave.

Demolli tha se shteti e ka përgjegjësinë për mbrojtjen e grave.

Shpërndaje në: