Vritet 25 vjeçari në Laç, shkak sherri për një vend parkimi

Vritet 25 vjeçari në Laç, shkak sherri për një vend parkimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje të vonë në qytetin e Laçit, ku një i ri është qëlluar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur fare pranë Gjykatës së Kurbinit. Nga të dhënat paraprake mësohet se i riu i mbetur i vdekur, është qëlluar me armë nga autori për shkak të një përplasje banale në lidhje me vendin e parkimit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorit dhe viktimës.

Shpërndaje në: