Vuçiq bën ‘skena’ pas darkës në Bruksel: Në 36 orët e mbledhim Këshillin e Sigurisë

Vuçiq bën ‘skena’ pas darkës në Bruksel: Në 36 orët e mbledhim Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot pas darkës joformale në Bruksel ka thënë se brenda 48 orëve do të caktohet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ky alarmim i presidentit serb vije pasi ai deklaroi se Kosova nesër do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Vuçiq, pas darkës joformale në Bruksel, ka thënë se ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se Kosova do ta bëjë nesër aplikimin për anëtarësim në këtë institucion.

Sipas tij, për Serbinë kjo është e patolerueshme, prandaj do të përdoren të gjitha mjetet politike për ta kundërshtuar.

Ai ka paralajmëruar se një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë do të mbahet brenda 36 orëve. “Do të nisim reagimet politike. Nëse dikush mendon se mund të na shantazhojë dhe ta thyejë Serbinë me presion, nuk do të jetë aq lehtë siç mund të imagjinohet”, ka deklaruar presidenti serb

“Situata është shumë komplekse për ne dhe nesër do të bëhet edhe më e rëndë sepse zonja Gërvalla ka konfirmuar që ajo do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Është një shkelje e të gjitha marrëveshjeve, por ata s’po heqin dorë sepse thonë se janë shtet i pavarur. Po përballemi me një situatë të rëndë sepse ata po përdorin situatën në Ukrainë duke na akuzuar si një dorë e zgjatur e Rusisë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Shpërndaje në: