Vuçiq: FSK-ja nuk krahasohet me ushtrinë e Serbisë

Vuçiq: FSK-ja nuk krahasohet me ushtrinë e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u zu ngushtë të hënën, kur u pyet se a mund të krahasohet ushtria e shtetit të tij dhe ajo e Kosovës, FSK.

“Turqia dhe QUINT shumë seriozisht po i armatosin .S’i nënvlerësoj sepse jemi shumë seriozë, por krahasimi mes ushtrisë së Serbisë dhe asaj që quhet e Kosovës më mirë mos ta përmendi një fjalë të rëndë por thjesht them këto janë të pakrahasueshme”, tha Vuçiq, gjatë prezantimit të armatimit më të ri për ushtrinë serbe.

Ndërkohë një ndeshje politike me palën, siç e quan ai, të Prishtinës, Beogradi do ta ketë më 18 gusht në Bruksel. Vuçiq, takohet me kryeministrin Albin Kurti, të cilit lideri serb thotë se disa herë ka tentuar “t’i hyjë në kokë e të ia kuptojë qëndrimet”.

“Shkoj në Bruksel që të tentojmë ta ruajmë paqen e stabilitetin, ky është qëllimi jonë i vetëm. Ne s’po kërcënojmë askënd me asgjë. Duam të sigurojmë respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtare, nga rezoluta 1244 deri të marrëveshja e Brukselit. Këto janë ujdi që vlejnë, janë në fuqi e duhet respektuar e zbatuar”, shtoi kryetari i Serbisë.

Më 1 shtator Kosova planifikon të nis zbatimin e reciprocitetit me dokumente dhe konvertimin e tabelave me regjistrime të veturave nga ato serbe në RKS.

“Me forcë mundet krejt, veç se nuk dihet deri kur, pra me forcë mundeni, por pastaj mos prisni nga Serbia  të ju ndihmojë në zgjidhjen e problemit ligjërisht. Po ashtu mos mendoni që do të bëni përndjekjen e serbëve. Shihni po vendosin cisterna janë bërë e po luajnë si fëmijë të vegjël, të cilët mendojnë se kanë shtet a për shtet s’dinë asgjë”.

Shpërndaje në: