Vuçiq kaloi dy ditë në aparate, kjo është gjendja shëndetësore e tij

Vuçiq kaloi dy ditë në aparate, kjo është gjendja shëndetësore e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten u shtrua në spital pas problemeve me zemër.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas problemeve me zemër, duket se e ka marrë veten.

Siç shkruan “RTS”, transmeton lajmi.net, Vuçiq, është liruar nga Spitali Ushtarak, pasi që gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Sipas këtij mediumi, ka qenë edhe vet presidenti serb, Vuçiq, i cili ka thënë se sot do të rikthehet në punë.

Theksojmë se Vuçiq u shtrua në Spitalin Ushtarak të premten pasi u përball me disa probleme me zemër.

Suzana Vasiljeviq, këshilltarja për media e presidentit serb tha mbrëmë se Aleksandar Vuçiq kaloi dy ditë në aparate, por që sot është pak më mirë.

“Ai ishte aq keq sa kërkoi vetë që të dërgohej në spital”, tha Vasiljeviq për televizionin Pink, duke shtuar se ajo shpresonte që Vuçiq të fillonte të dëgjonte mjekët pak më shumë dhe të merrte terapi, transmeton Klan Kosova.

“Ne po vraponim nëpër botën e bardhë në kushtet më të këqija, por ai vetë e kuptoi në këtë rast se diçka nuk ishte në rregull. Këtë mëngjes, mësuam rezultatet e analizave, dhe ai kaloi dy ditë në pajisje “, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Vasiljeviq gjithashtu iu referua disa komenteve mbi shëndetin e Vuçiqit.

“Nuk e di se çfarë ndodhi që e bëri këtë shoqëri kaq të mërzitur. Shumica e publikut ishin vërtet të shqetësuar, Presidenti mori një numër të madh të mesazheve nga përfaqësuesit botërorë, Macronit, Dodiku, Kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor. Shpresoj që ai të ketë shikuar më shumë atë pjesë të Serbisë që ishte vërtet e shqetësuar”, shtoi ajo.

Shpërndaje në: