Vuçiq nga Berlini: Në dialog me Prishtinën, nuk do të jetë lehtë, por ne do ta japim më të mirën

Vuçiq nga Berlini: Në dialog me Prishtinën, nuk do të jetë lehtë, por ne do ta japim më të mirën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar se në takimin me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz kanë folur për luftën në Ukrainë dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor.

“Scholz e përsëriti disa herë se është i bindur për të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”.

Ndër të tjera ai ka thënë se si çështje para kancelarit gjerman e ka ngritur si problem marrëdhëniet rajonale me të cilat përballet Beogradi, por që ka premtuar se Serbia nuk do të shkaktojë telashe.

“Serbia nuk do të jetë shkaktare e problemeve dhe në këtë kuptim, Ballkani Perëndimit do të jetë stabil dhe paqësor”, ka shtuar Vuçiq.

“Në dialog me Prishtinën, nuk do të jetë lehtë, por ne do ta japim më të mirën. Nuk mbetetet vetëm në dëshirat tona”.

Ai më tej e ka quajtur Gjermaninë si partnerin kryesor ekonomik të Serbisë.

Shpërndaje në: