Vuçiq për Krishtlindje vjen në Kosovë

Vuçiq për Krishtlindje vjen në Kosovë

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuqujaturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Kryeministri i informoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohija që në prag të Krishtlindjeve apo gjatë kësaj feste, ta vizitojë popullin serb në Kosovë, objektet tona të shenjta dhe të bisedojë me njerëz” iu tha gazetarëve Gjuriq.

Ai pas takimit me kryeministrin serb dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova shprehu besimin se “kjo është shumë e rëndësishme sepse prania e Qeverisë së Serbisë paraqet siguri  dhe besim në mbijetesën dhe të ardhmen e popullit serb në krahinë”, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Shpërndaje në: