Vuçiqit i dërgohet ftesa për darkën ku do të jetë edhe Kurti

Vuçiqit i dërgohet ftesa për darkën ku do të jetë edhe Kurti

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka konfirmuar darkën me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel javën e ardhshme.

Mediat serbe, shkruajnë se Aleksandër Vuçiq tashmë është ftuar në këtë takim.

Kështu kanë thënë burimet e Betas serbe në Bruksel, përkthen Periskopi.

Borell ka thënë se në këtë darkë do të diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se ky rajon është një ‘problem i madh gjeopolitik’ për BE-në.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel në fund të muajit të kaluar, ishte raportuar se refuzoi një takim të mundshëm me Aleksandër Vuçiqin. Mirëpo atë ditë, Kurti ka thënë se nuk do të refuzojë ‘ndonjë drekë a një darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor’.

“Ajo çka mund të konfirmoj është se do të vi në Bruksel për ndonjë drekë ose darkë punë të konfirmuar nga Borrell ku bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, pati deklaruar Kurti./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: