Vulin falendëron Rumaninë që vazhdon të mos e njoh Kosovën si shtet

Vulin falendëron Rumaninë që vazhdon të mos e njoh Kosovën si shtet

Ministri i Mbrotjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, është takuar sot me shefin e intelegjencës rumune, Eduard Helvik, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Serbi.

Vulin në takim e ka vlerësuar lartë qëndrimin e Rumanisë, që të mos e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës, siç ka thënë Vulin ‘shpallje në mënyrë të një anshme’, raproton Tanjug, transmeton Periskopi.

Siç raportohet nga Ministria e Brendshme e Serbisë, Vulin e ka falendëruar Helvikun për kontributin që KFOR-i rumun  e bën për  të ruajtuar sigurinë në Republikën e Kosovës.

Ndryshe Rumania është njëra nga pesë shtetet që vazhdon të mos e njohë Republikën e Kosovës si shtet, sëbashku me Sllovakinë, Greqinë, Spanjën dhe Qipron./Periskopi/

Shpërndaje në: