Vushtrria fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë

Vushtrria fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë

Ka përfunduar ndeshja e playoffit të Ligës së Parë të Kosovës mes Lirisë dhe Vushtrrisë.

120 minutat nuk i mjaftuan asnjërës nga skuadrave që të shpalleshin fitues të dueli.

Rezultati i takimit ishte 1-1 me golat e realizuar nga Fetahaj i Lirisë në minutën 45+2 dhe Labinot Osmani në minutën e 52’të.

Pas ekzekutimit të penalltive skuadër më e saktë ishte Vushtrria duke fituar me rezultat 3-5.

Vushtrria do të luajë ndeshjen e barazhit me skuadrën që përfundon në vendin e 8’të në Superligë për një mundësi për të luajtur në ligën elitare kosovare.

Shpërndaje në: