Vushtrriasi e bën gruan për spital, arrestohet nga policia

Vushtrriasi e bën gruan për spital, arrestohet nga policia

Në orët e mbrëmjes së datës 20 shtator 2021, hetuesit policorë në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale  ‘dhunë në familje’.

Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme,  pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër/kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor.

Gjatë ekzaminimit i dyshuari ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit, të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit  është iniciuar rast për veprën penale “ dhunë në familje’ dhe “lëndim trupor”

Ndërsa pas  intervistimit,  të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.

Shpërndaje në: