VV bën videospot me 55 automjetet ushtarake të blinduara që erdhën nga Amerika

VV bën videospot me 55 automjetet ushtarake të blinduara që erdhën nga Amerika

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video-spot në faqen e saj zyrtare në Facebook ku prezanton 55 automjetet ushtarake të blinduara që erdhën si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo parti politike që udhëheq e vetme me qeverinë e vendit, paraqet fjalën e kryeministrit derisa në video shihen edhe automjetet në fjalë.

“Duke falënderuar ShBA-të për mbështetjen e pakursyer në zhvillimin e sistemit mbrojtës të Kosovës, Kurti tha se qeveria e sheh mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit si interes vital dhe në këtë aspekt përkrahjen e FSK-së e trajton me prioritet të veçantë.” – thotë VV të ketë thënë Kurti, përcjell Periskopi.

Qeveria e VV-së po sulmohet ashpër shkaku i keqmenaxhimit të pandemisë. 56 qytetarë të vendit kanë humbur jetën vetëm gjatë dy ditëve të fundit.

Dhe VV në zgjedhjet komunale do të garojë për Prishtinë pikërisht me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë.

Shpërndaje në: