Wanda nuk bëhet rehat, pëlqen foton e lojtarit pastaj i shkruan të fejuarës së tij

Wanda nuk bëhet rehat, pëlqen foton e lojtarit pastaj i shkruan të fejuarës së tij

Disa pëlqime të tepërta. Wanda Nara ka treguar se i pëlqenin disa foto të Bautista Bellos, një lojtar i polos argjentinas që është fejuar me modelen dhe aktoren Sofia Jujuy Jimenez. “A është e vërtetë që i ke bërë ‘like’ të dashurit të Sofias?” e pyeti një fans. “Gënjeshtra. Sapo dëgjova disa thashetheme të tilla, menjëherë i shkrova Jujuy”, u përgjigj Nara.

Por pëlqimet e Wandës janë ende aty, edhe sidoqoftë asnjë cështje nuk ka shpërthyer. E dashura e Bautistas shpërndau bisedën private me gruan e Mauro Icardit për ta bërë të qartë se asgjë nuk kishte ndodhur:

“Vendosja e ‘like’ në fotot e të dashurit tënd janë të rralla sepse nuk e njoh. E kisha merak të ta thosha, të dërgoj një puthje të madhe”, ka shkruar Wanda. “Edhe mua më është dukur e çuditshme, unë dhe Bautista nuk e kemi kuptuar”, është përgjigjur aktorja e cila më pas ka falenderuar Wandën për këtë sqarim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bauti Bello (@bautibello)

 

 

Shpërndaje në: