Werderi i inspiruar nga Rashica kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Werderi i inspiruar nga Rashica kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Werder Bremen ka realizuar fitore historike, duke mposhtur Schalken 0-2 në çerekfinalet e DFB Pokal. 

Ekipi i Florian Kohfeldt, i inspiruar nga super Milot Rashica, shënoi fitore dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por ylli kosovar (65′) me një goditje mbresëlënëse arriti të shënonte për epërsinë minimale të mysafirëve.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Klaassen (72′), i cili realizoi për 0-2.

Werderi i bashkohet Bayernit, Hamburgut dhe Leipzigit në gjysmëfinale, derisa do të ketë short të lirë për kundërshtarin e ardhshëm.

Ky është shans i jashtëzakonshëm për Werder Bremen për të triumfuar në Kupën e Gjermanisë, sigurisht bashkë me ndihmën e të jashtëzakonshmit Milot Rashica. /Periskopi/ 

Shpërndaje në: