Wilder i përgjigjet Furyt: Ta kam ndryshuar jetën, bëhu burrë dhe respektoje marrëveshjen për rimeç
Deontay Wilder ka kërkuar nga Tyson Fury që të bëhet burrë dhe ta respektojë klauzolën për trilogjinë mes tyre.
Dy boksierët u ndanë baras në meçin e parë, ndërsa në të dytin fitoi britaniku, i cili ia mori amerikanit titullin WBC në muajin shkurt.
Wilder ka listuar një sërë arsyetimesh për atë humbje dhe mezi pret që të hakmerret ndaj Gypsy King në duelin e tretë mes tyre.
Derisa Fury ka thënë se është shqetësuar për mirëqenien e rivalit të tij, Deontay ka reaguar duke thënë se nuk do asgjë tjetër, pos një meç të radhës me të.
Hey @Tyson_Fury ,
Don’t worry about me I am Fine, Blessed.
The only thing I want from you is for you to honor your agreement and fight me. I gave you 2 shots when I didn’t have to and it changed your life. Now it is time for you to be a man and give me my shot as you agreed to.— Deontay Wilder (@BronzeBomber) November 12, 2020



