Wilder kritikon brutalisht kundërshtarin e fundit të Furyt: Ishte një thes boksi i gjallë

Wilder kritikon brutalisht kundërshtarin e fundit të Furyt: Ishte një thes boksi i gjallë

Zhvillimet në peshat e rënda të boksit kanë marrë një kthesë tjetër pasi në javët e fundit u konfirmua se Deontay Wilder do të ndeshet me Tyson Furyn në një rimeç që pritet të zhvillohet në muajt e hershëm të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, loja e fjalëve ka filluar qysh tani, derisa Wilder së fundmi ka kritikuar zgjedhjen e kundërshtarëve nga Fury, transmeton Periskopi.

“Gypsy King” së fundmi mposhti Tom Schwarzin brenda dy rundeve, por Wilder si duket nuk ishte aspak i impresionuar.

Wilder is set to take on Fury in February 2020

“E shikova (meçin kundër Schwarz) dhe Fury bëri atë që pritej të bënte. Ai pati një thes boksi të gjallë para vetes,” tha ai.

“Nëse e shikoni çka ka bërë Fury, ai nuk është ndeshur me dikë interesant përveç Klitschkos ose meje. Të gjithë të tjerët ishin kundërshtarë të rangut të ulët.

“Pasi erdhi nga pushimi dhe droga, u rikthye me dy kundërshtarë të dobët në Angli. Pastaj ai u ndesh me mua.

“Por pastaj iu kthye prapë meçeve rutinore kundër një tjetër kundërshtari të dobët, dhe thotë se është më i miri – është paksa çmenduri.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: